Will Smith do të jetë Richard King në filmin biografik “King Richard”, dedikuar historisë së jashtëzakonshme të babait të tenisteve më të njohura në botë, Serena e Venus Williams.

Shkruar nga Zach Baylin, filmi biografik do të flasë rreth Richard Williams, që edhe pse nuk kishte asnjë njohuri rreth botës së tenisit dhe pasi la pas krahëve të shkuarën e trazuar, vendosi që dy vajzat e tij do të bëheshin teniste. Kur ato ishin rreth 4 vjeçe, ai hartoi një plan me rreth 78 faqe, për karrierat e tyre profesionale dhe u dha leksione në fushat publike në Compton, një ndër lagjet më famëkeqe të Los Anxhelosit.

Motrat Williams u bënë dy ndër tenistet më të mëdha të të gjitha kohërave, me Sererën që ka fituar 23 Grand Slam, ndërsa Venus, 7.