Një grua e verbër ka ngritur një padi kundrejt këngëtares me famë botërore, Beyonce. Mary Conner, një grua ligjërisht e verbër ka hedhur në gjyq kompaninë e Beyonce “Parkwood”, për shkak se kjo e fundit diskriminon njerëzit me aftësi të kufizuara. Faqja e internetit të këngëtares nuk lejon njerëzit e verbër që të blejnë bileta për shfaqjet e saj, të informohen rreth turneve apo koncerteve muzikore apo të blejnë mallra të ndryshëm me firmën e 37-vjeçares. Paditësja e ka marrë këtë vendim pasi “Parkwood” shkel të drejtat civile dhe dështimin e tyre për të projektuar një faqe interneti të mirëqenë.