Bebe Rexha pritet të festojë një përvjetor të rëndësishëm më 30 gusht dhe me këtë rast bëri dhe një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare postoi një foto të gëzueshme në “Instagram” dhe e shoqëroi me një shkrim optimist.

“Jam 29 vjeç drejt të 30-ve dhe ndihesh shumë mirë. Zakonisht njerëzit ndihen keq për moshën, sidomos femrat. Por, unë refuzoj të etiketohem nga një numër”.