Bebe Rexha nuk i duron dot meshkujt seksistë dhe nuk mund të rrijë gojëkyçur. Këngëtarja me origjinë shqiptare zbuloi se një personazh i botës muzikore i tha se po plaket dhe se imazhi i saj po bëhet konfuz.

Rexha iu përgjigj në mënyrën më mirë të mundshme, duke postuar një foto të saj me veshje intime në “Instagram” dhe duke thënë “i bëj vetë rregullat e mia”.

Bebe shkroi: “Kohët e fundit, një drejtues muzikor më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im po bëhej konfuz. Sepse… jam një kantuatore, nxjerr foto seksi në “Instagram” dhe nuk është ajo që kantautoret femra duhet të bëjnë, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe.

Jam lodhur duke më vënë kufij. I bëj vetë rregullat e mia. Nuk më pëlqen që kur kalon mosha femrat konsiderohen si shtriga, ndërsa meshkujt shikohen si seksi. Më 30 gusht bëj 30 vjeçe dhe nuk fshihem. Nuk gënjej për moshën time dhe nuk do të këndoj këngë për t’u shitur më shumë sepse tingëllojnë sikur të rinojnë. E festoj moshën time, sepse jam më e pjekur, më e fortë dhe kam besim te vetja, jam një e dashur më e mirë se 10 vjet më parë”.

Mesazhi frymëzues i Rexhës pasoi nga një lumë postimesh mbështetëse edhe nga këngëtarë të tjerë, duke përfshirë edhe 29-vjeçaren Taylor Swift, e cila shkroi: “Në djall me gjithë ata! Forca e 29-vjeçarëve”.