Koncerti veror “Isle of Music MTV” këtë vit u zhvillua në Maltë dhe performuesit kryesorë të mbrëmjes ishin dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilat elektrizuan atmosferën me këngët e tyre ritmike.

Në skenë u ngjit edhe DJ Martin Garrix, i cili i dha një tjetër ritëm eventit.

Bebe dhe Ava tashmë kanë fituar emër në arenën ndërkombëtare dhe kanë arritur sukses me këngët e publikuara.