“Avengers: Endgame”, pavarësisht sekreteve të shumta të pa treguara nga Marvel, diçka po nis të zbulohet. Çfarë roli do të ketë Katherine Langford? Duket se më në fund kemi një përgjigje.

Thanos gjatë filmit do të takohet me Vdekjen, e thënë ndryshe edhe Zonja Vdekje dhe gruaja do të ketë një rol thelbësor në sfidën e tij kundër Avengers, gjithmonë e më afër dorezës së tij të infinitit. Aktorja australiane do të jetë pikërisht ky entitet, Vdekja.