Në “Comic-Con” në San Diego mund të ketë shumë surpriza, por një pa diskutim do të vijë nga vëllezërit Russo, regjisorët e “Avengers: Endgame”.

Ata postuan në “Twitter” një njoftim misterioz, që u interpretua në shumë mënyra nga fansat.

Videoja e shkurtër përmban datën 19 korrik 2019, e shkruar në sfond të zi, dhe audioja e momentit kur në “Comic-Con” të disa viteve më parë u projektua për herë të parë traileri i “Avengers: Infinity War”.

Ka mundësi që data të ketë lidhje me panelin ku do të jenë të pranishëm vëllezërit Russo, programuar për në po këtë datë.

Ishin të shumtë fansat që mendojnë, dhe ëndërrojnë, për një ribashkim të Avengers.