Për të gjithë fansat kureshtarë shuhet pritja, u publikua një spot i “Avengers: Endgame”, filmi që pritet të dalë në kinema më 24 prill. Në klip tregohet se heronjtë janë bërë bashkë për të gjetur një mënyrë për të ndaluar Thanos.

Por, në SHBA, filmi është klasifikuar PG-13, i ndaluar për minorenët nën 13 vjeç të pashoqëruar. Vendimi u mor pasi ka skena dhune dhe aksioni fantashkencë, si dhe shprehi të papërshtatshme për këtë moshë.

Gjatë pritjes, fansat kanë shfaqur teori të shumta për fundin, por sipas regjisorëve, vëllezërit Russo, asnjë s’i është afruar:

“Fansat janë kaq të pasionuar dhe kalojnë kaq shumë kohë me këta personazhe, duke menduar për ta, dhe përdorin imagjinatën për të arritur në fund të historisë. Deri tani asnjë s’i është afruar, pasi fundi do të jetë i paparashikueshëm”.