Një fan gjeti një gabim në betejën finale të “Avengers: Endgame”, që ka të bëjë me Doctor Strange.

Pas daljes në Blu-ray e DVD në SHBA, fansat po e shikojnë filmin me detaje dhe nuk po u shpëton gjë, as ato më të voglat. Njëri prej tyre, me një shikim shumë të mirë, vërejti një gabim të rëndë në betejën finale të “Endgame”, një veçori që askush s’e kishte vënë re.

Ndërsa të gjithë po mundohen të përballen me Thanos (Josh Brolin) dhe shpurën e tij të alienëve, Doctor Strange (Benedict Cumberbatch) shihet pa gurin e tij të fatit, një fakt i pashpjegueshëm. Por, që më pas shfaqet sërish në disa skena të tjera duke mbajtur një varëse tjetër.