Ndërsa pritet me padurim thyerja e rekordit të arkëtimeve të “Avatar” e pas marrjes së 14 nominimeve në “Saturn Awards”, “Marvel” vijon të promovojë daljen e home video të “Avengers: Endgame”.

Studioja publikoi një klip që do të jetë pjesë e formatit DVD e Blu-Ray, që tregon prapaskenat e realizimit të një prej skenave më të diskutuara të të gjithë filmit.

“A-Force”, ose të gjitha personazhet femërore të filmit, shihen në aksion kundër ushtrisë së Thanos.