Policia franceze ka thyer një rrjet të piraterisë me qendër në Rennes, duke arrestuar pesë persona dhe sekuestruar 260.000 euro. Rrjeti funksiononte në rreth 20 vende nën një platformë gjithëpërfshirëse të quajtur beinsport-streaming.com.

Policia kibernetike e Rennes udhëhoqi një hetim mbi operacionet e pirateve pas një ankese të përbashkët nga operatorët e televizioneve me pagesë, Canal +, BeIN Sports dhe RMC Sport.

Beinsport-streaming.com, i cili tani është mbyllur, ofronte transmetim e kanaleve dhe evenimenteve sportive në mënyrë të paligjshme. Në vetëm 6 muaj faqja vizitohej nga 500.000 përdorues mujor.

Akuzat që mund të depozitohen kundër të arrestuarve përfshijnë falsifikimin dhe pastrimin e parave, duke kryer një dënim të mundshëm prej 10 vitesh burg dhe një gjobë prej 750.000 eurosh.