Ariana Grande është e katërta këngëtare femër në historinë e “Coachella” që do të hapë këtë festival.

Edicioni i vitit 2019 i festivalit të njohur kalifornian do të zhvillohet në dy fundjava, më 12-14 prill dhe 19-21 prill. Këngëtarja e “Thank U, Next” do të hapë koncertet në program të dielën, ndërsa Childish Gambino e Tame Impala janë dy “headliner” e tjerë, që do të hapin respektivisht koncertet e së premtes dhe të së shtunës.

Si gjithnjë, janë një sërë artistësh që do të performojnë në “Coachella”. Sipas ditëve në radhë janë parashikuar Janelle Monáe, The 1975, Kacey Musgraves, Ella Mai, Anderson Paak, Diplo e Jaden Smith. Solange, Kid Cudi, Weezer, J Balvin e Wiz Khalifa. Të dielën festivali do të mbyllet nga Zedd, Bad Bunny, Pusha T, Chvrches e Dillon Francis.