Dukej sikur ekskluziviteti i miliardit në arkëtimet botërore i përkiste “Marvel”, por gjithçka u rrëzua nga “Aquaman”. Filmi i James Wan, me protagonist kryesor Jason Momoa, është bërë i pari projekt kinematografik i “DC comics” që është pranë arritjes së kuotës së rëndësishme në box office botëror.

Të dhënat deri më 8 janar 2019 tregojnë për shifrën 963.360.074 dollarë, ndër të cilët 266.460.074 në SHBA dhe 696.900.000 dollarë në pjesën tjetër të botës.

Sigurisht që është shumë larg 2.048.711.378 dollarë të “Avengers Infinity War”, i dalë vitin e kaluar, por “Aquaman” regjistron gjithsesi një rekord. Në nivel botëror është filmi “DC Comics”, për momentin, me arkëtimet më të mëdha, duke kaluar 873.260.919 dollarë të “Batman v Superman: Dawn of Justice”, (2016), dhe 821.763.408 dollarë të “Wonder Woman”.