Në listën e gjatë të përmbajtjeve origjinale të prodhuara për “AppleTV+” figuron edhe “Helpsters”, programi i lindur prej bashkëpunimit mes kompanisë së Mollës dhe “Sesame Street”, i njohur si “Muppet”, përmes të cilin duan t’u transmetojnë fëmijëve të vegjël tërheqjen për programimin.

Ideja e “Helpsters” është ajo e transmetimit te të vegjëlit të tërheqjes për programimin, pasi përthithja e gjuhës së “coding” që në moshë të hershme mund të ndihmojë për të zhvilluar aftësi të mendimit kritik.

Sipas përfaqësuesve të kompanive, duke u mësuar fëmijëve se çfarë është coding u jepet atyre mundësia për të ndryshuar botën, i ndihmon të rriten, të jenë më inteligjentë, të fortë dhe të sjellshëm.