“iTunes” është një ndër softuerët më ikonë dhe popullorë të “Apple”. Por, përdoruesit e kompanisë së Mollës janë ankuar për ecurinë jo të mirë të programit. Me sa duket, sipas medies, aplikacionit mund t’i ketë ardhur fundi. Ose, mund të ketë një ridimensionim.

Steve Troughton-Smith deklaroi se “Apple” po planifikon të krijojë aplikacione të ndara për muzikën, podcast e libra.

Sinjalet e para ishin gjatë prezantimit të shërbimit televiziv “Apple TV+”, ku thuhet: “Aplikacioni i Apple TV do të bëhet shtëpia e re për qindra e mijëra filma e programe televizive aktualisht të disponueshme në “iTunes Store””.

Troughton-Smith hamendëson se Tim Cook dhe bashkëpunëtorët e tij mund të njoftojnë për aplikacionin e ri së bashku me macOS 10.15 dhe mund të hyjnë në projektin “Marzipan”, për aplikacionet universale për sisteme të ndryshme operative.