“Netflix” po dominon tregun e platformave streaming video me pagesë, gjë që me sa duket “Apple” nuk po e përtyp dot. Kompania e Mollës ka qenë gjithnjë avangardë lidhur me shërbimet dixhitale në fushën e filmave dhe “iTunes“ revolucionoi mënyrën për vizionin me pagesë për këto përmbajtje.

Kompania ka bërë prej kohësh një hap përpara, duke hartuar një katalog streaming të pakufishëm dhe me cilësi dhe sipas përfaqësuesve me çmim të mirë.

Gjithnjë në konkurrencë dhe gjithnjë duke synuar majën, “Apple” pritet të prezantojë më 25 mars shërbimin e vet të ri streaming.