Platforma e re streaming e “Apple” mund të funksionojë ndryshe nga sa ishte menduar. Në krahasim me konkurrencën, nuk do të ketë abonim. Përmbajtjet origjinale mund të jenë falas, si një karrem, duke përfituar nga shitjet e abonimeve të palëve të treta.

Shërbimi “Apple” mund të prezantohet si një “hub” universal, me përmbajtje ekskluzive, por edhe me filma dhe seriale televizive të prezantuara në katalogët e “Hulu” e “HBO”. Sipas të dhënave, ka refuzuar bashkëpunimin me “Netflix”.

“Apple” vë në përdorim teknologjinë, algoritmet që sinjalizojnë produktet më afër shijeve të njerëzve, përveç progresit të vizionit, për të shënuar të gjitha serialet e nisura. Por, prodhimet janë në pronësi të palëve të treta dhe do të jetë e nevojshme abonimi në shërbimet e tyre dhe në këmbim “Apple” merr një komision të bollshëm.