Kapitulli i dytë i “Maleficent” pritet të projektohet në kinema më 17 tetor dhe “Disney” publikoi trailerin e ri të filmit “Mistress of Evil”.

Angelina Jolie këtë herë duhet të përballet me mbretëreshën Ingrit, të interpretuar nga Michelle Pfeiffer.

Maleficent dhe bukuroshja e fjetur Aurora (Elle Fanning) gjenden në fronte të kundërta të një lufte të madhe dhe duhet të tregojnë ndershmërinë e tyre.