Këngëtari legjendar italian Andrea Bocelli rihyn në klasifikimin e “Billboard” si këngëtari i parë klasik që kryeson “Artist 100” në SHBA. Ai gjithashtu mban vendin e parë në “Billboard 200” për albumin e tij më të ri të quajtur “Si”. Bocelli theu një rekord 10-vjeçar në klasifimikim amerikan dhe muzika e tij po mirëpritet edhe globalisht. Albumi i tij më i ri ka marrë vlerësimet maksimale nga kritika për bashkëpunimet e zgjedhura me kujdes me këngëtarë të një tjetër gjenerate si Ed Sheeran, Josh Groban dhe së fundmi Dua Lipa.