“Amazon” ka nisur bisedimet me shtëpitë diskografike për të lançuar një shërbim streaming musikor falas, bazuar te reklamat.

Sipas “Billboard”, Jeff Bezos dëshiron të forcojë konkurrencën ndaj gjigantëve të sektorit si “Spotify” e “Apple Music”.

Me sa duket, “Amazon” u ka ofruar pagesa fikse disa studiove diskografike. Synimi i kolosit të Seattle është ta çojë muzikën kudo, sidomos pas lançimit të altoparlantëve “Echo” bazuar te “Alexa”.