“Cranberries” publikuan videoklipin e “All over now“, e para këngë pas vdekjes së Dolores O’ Riordan, zëri i paharrueshëm i grupit. “All over now” është dhe e para e publikuar nga “In the end“, albumi i fundit i “Cranberries”, që pritet të dalë më 26 prill. Grupi nxori një klip të animuar që shoqëron këngën.

“Punova në bashkëpunim me djemtë e grupit për të realizuar një filmim që të ishte dhe një homazh i denjë për Dolores”, -shpjegoi regjisori Dan Britt.

Pas ndarjes nga jeta të Dolores O’Riordan, më 15 janar 2018, anëtarët e mbetur të “Cranberries” vendosën ta çonin deri në fund projektin me të cilin po punonin. “E dinim që do të ishte një album i madh, një ndër më të mirët që mund të bënim”, -shpjegoi kitaristi Noel Hogan.

Albumi, që do të jetë dhe i fundit i “Cranberries”, është një dëshmi e fortë e jetës dhe punës krijuese një prej grupeve më të mëdha rok të viteve ’90. Në 30 vjet, “Cranberries” kanë shitur rreth 40 milionë disqe në të gjithë botën, me këngë si “Animal Instict”, “Linger” e “Just my imagination”.