James Cameron do të rikthehet në regjine e filmit të ri “Alien 5”. Në fillim, producentët dëshironin t’u besonin “Alien” dhe “Alien 3” Ridley Scott dhe “Alien 2” dhe “Alien 4” James Cameron. Të dy regjisorët ngritën një projekt për sagën “Alien”, që më pas u detyruan të hiqnin dorë sepse “Fox” vendosi të realizonte “Alien Vs Predator”.

Nga ajo ditë, Cameron nuk ka shprehur kurrë dëshirën që të rikthehej në këtë film, por gjatë një interviste të fundit, i pyetur nëse kishte biseduar për të çuar përpara konceptin e “Alien 5”, regjisori u përgjigj: “Kam nisur punën për këtë projekt”.