Jennifer Lopez u fejua me Alex Rodriguez dhe pranoi unazën prej 4.5 milionë dollarë të tij. Por tashmë një ish-lojtari i bejsbollit Jose Canseco thotë se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco.

Ai shkroi në “Twitter” lidhur me tradhtinë ndërsa po shikonte “reality-show”-n, “World of Dance”, në të cilën këngëtarja e famshme është në juri.

Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. Vajza e shkretë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.