Festivali i Filmit në Cannes do t’i japë “Palmën e Artë të Nderit” Alain Delon, “për ta nderuar për karrierën e mrekullueshme në historinë e artit të shtatë”. Ky ishte motivacioni shoqërues për karrierën e një prej miteve të kinemasë franceze.

Alain Delon, 83 vjeç, është ngjitur për herë të parë në shkallët e “Montée des Marches”, në Cannes, më 13 maj 1961. Ai njoftoi tërheqjen nga kinemaja pas rreth 80 filmave të realizuar, shumë prej të cilëve janë shndërruar në klasikë.

Por, gjatë një interviste shprehu dhe pengun e madh të karrierës së tij: “Do të më pëlqente që para se të vdisja të kisha qenë pjesë e një filmi me një regjisore femër”.