Traileri i parë i plotë i “Aladdin” arriti të bindë fansat më shumë sesa fotot promocionale, aq sa u përmirësuan në masë komentet për Xhindin e Will Smith. Gjithashtu pati dhe imazhe të papublikuara më parë.

Filmimi është thuajse njësoj me atë të dalë pak ditë më parë, por dallohen risi, mes të cilave fuqia e sulmit të Jafar, pamje më të fokusuara të Aladinit mbi tapet dhe më shumë skena aksion.

Historia do të jetë shumë besnike ndaj adaptimit të klasikut “Disney”, gjithashtu dhe me këngët origjinale të Alan Menken, i cili me këtë rast ka shkuar disa të reja, mes të cilave dhe “Speechless”.

Përveç Will Smith, aktorët e tjerë pjesëmarrës janë Mena Massoud, Naomi Scott e Marwan Kenzari. Filmi pritet të dalë në kinema më 24 maj.