Al Pacino rikthehet në televizion pas eksperiencës në mini serialin “Angels in America” (2003). Sipas “Deadline”, do të jetë një ndër protagonistët në serialin “The Hunt”. Prodhuar nga regjisori dhe skenaristi Jordan Peele, aktori do të ketë rolin e një nazisti, i ngarkuar të stërvitë një të ri rekrut, (Logan Lerman).

Projekti, me 10 episode nga 1 orë secili, lindi nga një ide e David Weil, bazuar në historinë e vërtetë të të ashtuquajturve “gjuetarët nazistë”. Në vitin 1977, në New York, burra e gra tentuan të lokalizimin disa pjesëtarë të hierarkisë naziste, të arratisur nga Gjermania në fund të luftës, duke krijuar një jetë të re në Amerikë, por me synimin e një konspiracioni për themelimin e “Reich” të Katërt. Al Pacino do të interpretojë një prej liderëve të grupit të “The Hunters”.