Agjencia ruse “Interfax” bëri të ditur se Ministria ukrainase e Kulturës ka futur këngëtarin italian Al Bano Carrisi në listën e zezë të personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozicionit të tij filorus.

Dyshja artistike Al Bano e Romina Power ishte shumë popullore në Europë dhe në ish-Bashkimin Sovjetik në vitet ’80-’90.

Këngëtari nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për presidentin rus Putin, të cilin e ka njohur në Moskë në vitin 1986, kur ishte shefi i KGB-së.