Aktorja e famshme Eva Grimaldi, ish e fejuara e seks simbolit Gabriel Garko,  është cilësuar si ndër më të bukurat e kinematografisë italiane ndër vite. Tashmë ajo do t’i japë fund beqarisë, pasi do të martohet me politikanen dhe aktivisten Imma Battaglia.

Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare është një gjë e rrallë dhe kjo na ndodhi ne. Zemra nuk urdhërohet. Më tha ‘Po’”, shkroi Eva në një postim në “Instagram”, ku tregoi se e kishte bërë ajo propozimin për martesë.