“Now You See Me 3” do të ketë në kastin e aktorëve edhe yllin e “Doctor Strange”, Benedict Cumberbatch, i cili do të ketë një rol negativ. Xhirimet e kapitullit të tretë të sagës duhet të nisin më 16 prill dhe premiera pritet të jetë në muajt e fundit të këtij viti.

Skenari i “Now You See Me 3” mban firmën e Neil Widener dhe Gavin James. Do të rikthehen edhe protagonistët e dy kapitujve të parë: Jesse Eisenberg, Woody Harrelson, Dave Franco, Michael Caine, Lizzy Caplan, Mark Ruffalo dhe Morgan Freeman.