Klasiku i horroit “A Nightmare on Elm Street” pritet të ketë një ribërje dhe ai që përflitet më shumë për rolin e protagonistit është Kevin Bacon. Ai ka marrë edhe bekimin e interpretuesit origjinal të Freddy Krueger, Robert Englund .

Është një aktor që kam dëgjuar si një kandidat të mundshëm dhe ai është Kevin Bacon. Nuk e di nëse i është bërë një ofertë, por do të ishte e mrekullueshme. Është një nga horrorët e mi të preferuar. Besoj se Kevin është personi i duhur dhe do të ishte interesante ta shikoje në këtë rol”, u shpreh Englund.