Sylvester Stallone publikoi një foto të re nga filmi i shumëpritur “Rambo: Last Blood”. John Rambo është tërhequr dhe jeton në një ferme në Bowie, Arizona dhe vuan nga Çrregullimi i Stresit Post Traumatik. Për të përballuar këtë, Rambo ka një kujdestare të quajtur Maria dhe kalon shumicën e ditës në lokal ose përreth fermës së tij, me ndonjë punë të rastit në qytet.

Filmi fillon kur 29-vjeçarja Carmen Delgado dhe motra e saj 8-vjeçare rrëmbehen në mes të ditës. Carmen arrin të largohet, por Melissa nuk është aq me fat. Kur Rambo mëson se vajza e kujdestares së tij është rrëmbyer, rikthehet në lojë duke nisur kërkimet për personat përgjegjës. Megjithatë, gjërat do të jenë më të vështira për Rambon kësaj radhe.