20 vjet më parë u transmetua episodi i parë i “The Sopranos”, më 10 janar 1999. Seriali, që u dha në “HBO”, ku tregohej jeta e Tony Soprano (interpretuar nga James Gandolfini, i cili ndërroi jetë në vitin 2013), bosi i mafies italo-amerikane në New Jersey, dhe e familjes së tij, pati tepër sukses, jo vetëm në Amerikë. Seriali zgjati 7 sezone të transmetuara në 8 vjet dhe ka fituar 21 “Emmy” e 5 “Golden Globe”. Episodi i fundit, më 10 qershor 2007, pati rreth 12 milionë shikues. Për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, aktorët patën një ribashkim historik, për të kujtuar edhe James Gandolfini-n.