Nusja që hakmerret, 15 vjet më parë mblodhi publikun në të gjithë botën për të parë se si do ta zgjidhte çështjen në “Kill Bill 2”, filmi që konfirmoi talentin e Quentin Tarantino për të krijuar ngjarje të dhunshme, por me stil.

Ndër vite është fshehur një detaj tepër i rëndësishëm, që ftohu marrëdhëniet mes regjisorit dhe protagonistes kryesore, Uma Thurman.

Gjatë xhirimeve të “Kill Bill 2”, makina që drejtonte aktorja humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, incident për të cilin fajësoi regjisorin si ngjarje të qëllimshme. Tarantino bëri një “mea culpa”, duke pranuar përgjegjësinë. Gjatë një interviste për “Deadline”, regjisori tha: “Është një ndër pengjet e jetës sime, një ndër gabimet më të tmerrshme që kam bërë”.

Tarantino tregoi se para se të xhironin atë skenë e kishte drejtuar vetë ai makinën, për ta testuar në rrugë dhe për të parë nëse gjithçka ishte në rregull. Regjisori shpjegoi se e vetmja gjë që ndryshoi nga skena ishte drejtimi i rrugës, xhiruan në një anë tjetër, sepse ishte drita më e mirë për kamerën. Dhe sipas tij, aksidenti ndodhi sepse rruga e zgjedhur për xhirime nuk ishte aq e drejtë si ajo që kishte përshkuar ai.