Platforma që bën bashkë gjithë shqiptarët shënon 15-vjetorin e krijimit dhe 15 korriku do të jetë një ditë e veçantë në kryeqytet.

Një koncert madhështor pritet të organizohet në sheshin “Skënderbej”, ku emra të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë në skenë, për ta bërë këtë datë të paharrueshme për të gjithë shqiptarët.

Në skenë do të ngjiten Ronela Hajati, Young Zerka, Lyrical Son, Mc Kresha, Ledri Vula, Vedat Ademi, Alban Skënderaj, Yll Limani, Jericho, Kida, Elvana Gjata, Tayna dhe Aureola Gace.

 

 

Por, 15-vjetori i “DigitAlb” nuk e ndal morinë e surprizave të shumta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke menduar edhe për ata që nuk kanë bërë ende abonimin, me një super ofertë me ulje dhe dekoder falas.

Sheshi “Skenderbej” këto ditë është bërë arena e “Illusionarium”, Muzeu i Iluzioneve Optike, që do të zgjasë deri më 15 Korrik, një argëtim për të gjithë familjen.

Në këtë rrugëtim në botën e perceptimeve, fëmijë dhe të rritur do të përjetojnë surprizat që mendja jonë na ofron, se si truri ynë përpunon atë çfarë syri sheh e ndonjëherë gënjehet, do të argëtohen mes iluzioneve optike më të bukura të përjetuara ndonjëherë.