Erza Muqolli është vogëlushja nga Kosova e cila shkëlqeu në “France’s got talent” dhe i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj në muzikë.

Vetëm 13-vjeç, megjithatë ajo ka marrë pjesë në evenimente të rëndësishme të muzikës dhe ka mbledhur admiruesit e saj nëpër botë, ndërkohë që po bën namin në Francë.

Erza u përzgjodh për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, i cili është koncerti më i madh veror i Francës, duke mahnitur 40 mijë të pranishmit. Ajo ka perfurmuar në të njëjtën skenë me artistë të famshëm si i Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani etj.