Një dekadë pa Michael Jackson, (25 qershor). Një ndër gjenitë absolut të popit, balerin i jashtëzakonshëm, që ndryshoi rrjedhën e kërcimit, i përfshirë në vorbullën e presë seksuale të djelmoshave.

Por, në kohën e “MeToo” asnjë nuk guxon të celebrojë këtë përvjetor, as miku dhe mentori i tij, producenti Quincy Jones, i cili e transformoi një koncert në program në Londër për të celebruar Jackson në një të përgjithshëm për të nderuar muzikën e filmave.

Nga ana ligjore, Michael Jackson ishte liruar nga akuzat e pedofilisë. Proceset gjyqësore nisën në vitin 1993 dhe përfunduan në vitin 2003. Por, dokumentari “Leaving Neverland” nxori sërish në dritë çështjen e pedofilisë.

Por, Michael Jackson kujtohet kryesisht për muzikën, për të cilën dhe është përkufizuar si “mbreti i popit”, duke lënë pas albume të jashtëzakonshëm si “Off The Wall”, “Thriller” dhe “Bad”, fenomene komerciale të historisë së muzikës së regjistruar, një ikonë që tejkaloi kufijtë e muzikës.

Shumë gjenerata janë rritur me muzikën e tij, miliona balerinë, profesionistë dhe jo vetëm, që kërcejnë duke imituar Michael Jackson.